Dëshmia e Bashës për “Toyota Yaris”

Dëshmia e Bashës për “Toyota Yaris”

15:40 12/06/2019

Marrja e dëshmisë së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për llogari të autoriteteve belge në lidhje me të 3,4 milion Eurove të gjetura në një Toyota Yaris në portin e Durrësit, pritet të kalojë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Prokuroria ende nuk ka dorëzuar një kërkesë në gjykatë për shkak se është duke pritur disa materiale shtesë nga Ministria e Drejtësisë. Këto materialë janë dy letër-porosi të sjella nga drejtësia belge ku në njërën kërkojnë informacioni mbi hetimin që po kryhen në Shqipëri dhe marrjen në pyetje të 4 personave të arrestuar në Tiranë Edi Lika, Klevi Cani, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka.

Vetëm pas mbërritjes së këtyre materialeve të përkthyera Prokuroria do të kërkojë dëshminë e numrit një të opozitës në gjykatë. Do të jenë togat e zeza më pas ato do të përcaktojnë ditën dhe mënyrën e marrjes në pyetje të Lulzim Bashës.

Prokuroria belge kërkon që Basha të sqarojë se nga cili e ka marrë informacionin se në portin e Durrësit do të mbërrin makinat me para dhe nëse ka dijeni për prejardhjen e tyre. Nga ana tjetër kryetari i opozitës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë belge për të zbuluar lidhjet kriminalo-politike në këtë rast.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT