Dëshmia e vëllezërve Beqiraj hap dosjet e vjetra

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj hap dosjet e vjetra

15:48 05/10/2022

Në verifikim rrethanat e krimeve të rrëfyera

Detajet e dëshmive të dhëna nga dy vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj, të cilët nxorën në dritë një tjetër rrjet për kryerjen e krimeve me pagesë në Shqipëri ka bërë që të hapen dosjeve të vjetra të pazbardhura. Qëllimi është që verifikimi i dëshmive me prova të tjera.

Vrasja gabimisht e Erion Çelës në Don Bosko në 4 janar të këtij viti dhe ajo e Arben Manecit në Sukth në maj, janë të parat që po konfirmohen, por nuk janë të vetmet. Dy të rinjtë që kanë bashkëpunuar me Policinë kanë rrëfyer edhe detaje të tjera të cilat nuk janë bërë publike nga hetuesit për shkak të sekretit. Vëllezërit Beqiraj nuk e kanë marrë ende statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, deri në verifikimin e dëshmive të dhëna.

Për Prokurorinë, Kevin Zeneli i njohur edhe me mbiemrin Suçi, vetëm 23 vjeç, ishte ura lidhëse mes personave që porosisnin krime dhe dy vëllezërve, të cilët merreshin me sigurimin e kushteve dhe kryenin vëzhgimet e objektivave të paktën në dy raste.

Por 23-vjeçari sipas dëshmisë së vëllezërve, përveç Kasandër Nogës që rezulton në një rast të jetë financues për vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu, ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë që kanë kërkuar dhe financuar ekzekutimin e Manecit në Durrës.

Mënyra e veprimit për prokurorinë, i bën ata një grup kriminal ndaj pritet që në ditët në vijim dosja të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit është duke hetuar prej disa muajsh një tjetër rrjet vrasësish me pagesë, e ndihmuar po ashtu nga dy bashkëpunëtorë të tjerë.

Tv Klan





Të ngjashme