“El Chapo” drogonte dhe abuzonte seksualisht me vajza të mitura 13-vjeçare. Kjo deklaratë është bërë nga një dëshmitar në gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork ndaj lordit të drogës, Joaquin Guzman.

Dëshmitari Alex Reubentes, një ish-tregtar droge që aktualisht po bashkëpunon me autoritetet amerikane, ka thënë se një grua i dërgonte El Chapos fotografi të vajzave të reja se cilat dëshironte që të zgjidhte, kundrejt një pagese prej 5 mijë Dollarë për një vajzë. 61-vjeçari, ish-drejtues i kartelit famëkeq “Sinaloa”, thuhet se i fillimisht i drogonte dhe më pas abuzonte seksualisht me to.

Dëshmitari ka thënë gjithashtu se El Chapo vajzat e mitura me të cilat abuzonte, i quante “vitamina”. El Chapo akuzohet për trafikimin e 155 tonelatave drogë nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 25 viteve. Nëse shpallet fajtor, do të dënohet me burgim të përjetshëm.

/tvklan.al