Dëshmia rrëqethëse e motrës dhe babait të 16-vjeçares shqiptare: E vranë, më mori në telefon duke qarë…


Dëshmia rrëqethëse e motrës dhe babait të 16-vjeçares shqiptare: E vranë, më mori në telefon duke qarë…

12:30 16/07/2020

“Doli në takim me një polic”

Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Trikala në Greqi ka tronditur opinion publik, ndërsa në lagjen ku banonte, fqinjët flasin me lot në sy për të.

Një ditë më parë ajo u gjet pa jetë, e dëmtuar rëndë në fytyrë, në oborrin e një kishe nga punonjësit e bashkisë. Policia nisi hetimet, ku pista kryesore ishte ajo e vrasjes, por pak orë më vonë, autoritetet shtuan edhe një pistë tjetër, atë të vetëvrasjes.

Sipas policisë, dyshohet që vajza, duke përdorur shkallët anësore që ndodhen në këtë kishë, të jetë ngjitur lart dhe më pas të jetë vetëhedhur, duke rënë përmbys para derës kryesore. Në këtë vend janë gjetur edhe njollat e gjakut.

Duke folur për mediat greke, babai dhe motra e viktimës, Marias, mohojnë kategorikisht mundësinë e vëtëvrasjes. Babai, teksa nuk i mban dot lotët, kërkon drejtësi për vajzën e mitur, duke shtuar se është e pamundur që ajo të jetë ngjitur deri në atë pikë, pasi është shumë e vështirë.

Ai thotë se vajzën ia kanë vrarë.

“Nuk mundem as unë të ngjitem aty sipër. Pastaj, sipër është bosh, si mundet të ecë sipër dhe të dalë para, këtu nuk ka dysheme… si ra dhe si erdhi deri këtu?! E kanë vrarë, më mbyllën derën, më iku lulja ime…”

Babai i viktimës

Drejtësia të marrë masat dhe të gjejë vrasësin, unë kaq kam për të thënë, vajza është vrarë”, deklaron xhaxhai i saj.

Xhaxhai i viktimës

Por kthesë të fortë në hetimin e kësaj ngjarjeje horror, jep dëshmia e motrës së saj binjake, Kristina, e cila deklaron se motra e saj ka dalë nga shtëpia në orën 02:00 të mëngjesit, për të takuar një djalë 27-vjeçar, oficer policie, të cilin e kishte njohur në Instagram. Ky ishte takimi i tyre i parë. Familjarët nisën kërkimet për të në orën 03:00 të natës pasi nuk ishte kthyer ende. Motra tregon se në orën 04:00 të mëngjesit, Maria i është përgjigjur në telefon dhe i kishte thënë “të dua, kujdesu për veten”, ndërsa ka qenë duke qarë.

Ma hap telefonin me një zë duke qarë dhe më thotë: Kristina të dua dhe të kesh kujdes. Këtë më tha. Sapo ma tha, dola në rrugë dhe nisa të kërkoj, ishte ora 04:00 e mëngjesit. E dija që kishte dalë, mora në telefon policinë, se Maria nuk po vinte. Dua të dalë e vërteta. Ajo po bëhej gati që në orën 20:00 të dilte. Unë nuk doja që ajo të dilte më të. Më tha ‘do dal, mos u shqetëso’. Përgjithësisht ajo nuk dilte asnjëherë në orë të tilla”, dëshmon e motra.

Motra e viktimës

Kur u ngjitëm (në kishë) e gjetëm të shtirë përmbys, nuk arrija t’ia shihja fytyrën, ngrimë…”, dëshmon punonjësi i policisë që e gjeti pa jetë.

Policia vijon hetimet intensive për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa vijojnë marrjen e dëshmive, duke shpresuar në lënien pas të ndonjë letre apo mesazhi nga 16-vjeçarja që mund hedhë dritë mbi të vërtetën. /tvklan.al



Të ngjashme