“Ky nuk është zëri Agron Xhafajt, por i Fredi Alizotit, kunatit të Albert Veliut, i njohur me emrin “Babalja”.

Në këtë përfundim ka arritur pas 5 muajsh hetime Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pasi ka marrë përgjigjen nga një laborator ne Londër, për përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.

Sipas Veliut, ai i kishte kërkuar ndihme vëllait të Fatmir Xhafajt për të trafikuar një sasi kanabisi, nga Vlora drejt Italisë.

Por përgjimi ka rezultuan i montuar dhe gjithçka ka qenë e sajuar.

Për këtë arsye, Krimet e Rënda ka kërkuar të kërkoje arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit te tij, Fredi Alizotit dhe detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi.

Kërkesat janë miratuar nga gjykata. Alizoti është ndaluar menjëherë pas urdhrit, ndërsa Veliu ndodhet ne Kosove ku ka kërkuar azil.

Përfundimet e prokurorisë pritet te ndikojnë edhe në statusin e tij atje.

Hetimet ndërkohë vazhdojnë për të zbuluar qëllimin e vërtete të regjistrimit të falsifikuar dhe përfshirjen e disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike në këtë ngjarje.

Një ditë më parë në prokurori u thirr deputeti Ervin Salianji, si person që publikoi përgjimin.

Bërja publike e përgjimit audio shkaktoi një termet në politikën shqiptare.

Opozita akuzoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se ka favorizuar vëllain e tij në trafikun e drogës dhe kërkoi dorëheqjen e tij. Por akuzat u refuzuan dhe Agron Xhafaj bëri një kallëzim në prokurori.

“Babalja” akuzohet për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërsa kunati i tij dhe gazetari Jetmir Olldashi akuzohen vetëm për kallëzim të rremë.

Tv Klan