Emisioni i sotëm në “Opinion” ishte i bazuar në disa dëshmi të rralla të genocidit serb në Kosovë. Fëmijë pa asnjë faj, pa e ditur se çfarë lufta, pa e ditur se çfarë janë përplasjet ndëretnike kanë humbur jetën.

Një ekspozitë prekëse, tronditëse dhe rrëqethëse është organizuar në Prishtinë për të kujtuar 1133 fëmijë, jeta e të cilëve është marrë padrejtësisht.

Blendi Fevziu solli këtë të hënë pamje nga sendet personale të këtyre fëmijëve të vendosura në këtë ekspozitë. Aty shfaqen historitë e fëmijëve që 6-muajsh e deri tek fëmijë të moshës 14-vjeçare që kanë humbur jetën duke u përpjekur të fshihen.

Donjeta Krasniqi, ka qenë 7 vjeç kur me familjen është detyruar të largohet nga fshati. Forcat serbe kanë bombarduar pyllin ku ajo qëndronte me familjen dhe për fat të keq, Donjeta humbi jetën. Furça e dhëmbëve dhe kapësja e flokëve ishin gjërat e vetme që kanë mbetur nga ajo.

Një fotografi e bërë me fëmijët e mbijetuar të familjes Beqaj ndodhet në ekspozitë. Baballarët e këtyre fëmijëve në foto janë të zhdukur. Vetëm dy fëmijë e kanë babain, njëri prej tyre është personi që e kanë shkrepur foton. Baballarët e tyre kanë qenë zhdukur me masakrën më masive ku brenda ditës 367 persona janë ndarë nga familjet e tyre dhe fati i tyre nuk është ditur për një kohë të gjatë. Shumica janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë, rreth 50 kilometra larg Beogradit. Fëmijët shkuan në Shqipëri me nënat e tyre.

Qëndresa Lipaj, 14-vjeçarja nga Istogu kishte përgatitur çantën me disa sende. Ajo ka qenë koshiente që do duhej të largohej për shkak të sulmeve serbe. Ajo kishte marrë sapunet dhe ilaçe të mbështjella me gazetën Shekulli. Familja e saj u largua në një fshat tjetër dhe të nesërmen Qëndresa me motrën e vet dhe disa kushërinj është kthyer në shtëpinë e gjyshit të saj për të marrë ushqime. Kur ka filluar ofensiva serbe, Qëndresa me motrën e vet, dy kushërinj dhe dy pleq, kanë mbetur dhe fati i tyre nuk është ditur për një kohë. Ata janë gjetur në një pus. Ishin hedhur në pus dhe mbi trupa ishin hedhur disa gurë.

Dafina Berisha dhe Valmira Berisha, kishin dy bluza që i mbanin në ditë të zakonshme. Familja Berisha është detyruar ta lëshojë shtëpinë për shkak të sulmeve serbe. Ata I ka zënë nata jashtë dhe janë strehuar në një shtëpi të braktisur. Gjatë asaj nate ka pasur bombardime të NATO-s dhe shtëpia është shembur. Edhe Valon Berisha, kushëriri i tyre ka qenë me to ka qenë bashkë me ta.

Ky është fustani i Maria Petroviç me origjinë serbe. Në Maj të vitit ‘99 ka udhëtuar nga Serbia për në Graçanicë për ditëlindjen e të vëllait. Autobusi ka qenë duke udhëtuar dhe është goditur nga një projektil i NATO-s.

Kjo batanije është e familjes Kelmendi, Besimi dhe vëllai i tij, Haxhija, 13 dhe 11 vjeç. Dy fëmijët kanë qenë duke marrë ushqim për kafshët dhe janë sulmuar pa asnjë shkak nga forcat serbe nga një afërsi ndoshta 50 metërshe. Ka pasur projektila që e kanë goditur traktorin ku ata po qëndronin. Fëmijët, babai dhe një kushëriri i tyre kanë mbetur të vdekur. Batanijen e ka dhënë nëna e tyre dhe ka thënë që e ka blerë kur ka lindur Haxhiu.

Alban Kukaj ka qenë 14 vjeç. Ai kishte pasur talent të vizatojë. Kur është kontaktuar familja ka qenë vajza e xhaxhait të tij që ka treguar se ka një bllok me vizatime. Albani nuk arriti kurrë të bëjë një ekspozitë. Është emocionues rrëfimi i atuobusëve. Kur e kishte bërë vizatimin i kishte thënë nënës së tij që me këtë autobus do shkoj te babai një ditë, por nuk shkoi dot. Ekspozita është hap saktësisht 20 vite pasi ka humbur jetën Albani.

Furku i Jeton Duhiut. Ka qenë një krim makabër që ka ndodhur në Shtator të vitit ‘98. Jetoni ka pasur dëshirë të shkojë pas të rriturve kur kanë mbledhur barin e thatë. I ati i kishte bërë një furk. Ai humbi jetën 12 vjeç jetën. Ky furk i ka mbetur kujtim babait të Jetonit. Jetoni vdiq bashkë me të motrën, 6-muajshe. Babai i ka gjetur të nesërmen të gjatë afër nënës, foshnjen 6 muajshe. Ajo ka vdekur pastaj pas disa javësh si pasojë e gjendjes sepse qëndroi pothuajse 24 orë e vetme në qiell të hapur afër trupave të të vrarëve.

Goglat e Arbër Duriçiti, 8 vjeçar. Familja e tij e lëshoi shtëpinë në vitin 1999. Arbri u vra bashkë me nënën, vëllain dhe motrën. Arbri goglat i kishte në xhepin e pantallonave. Ato ia kishte blerë babai, i cili disa muaj më pas i gjeti të shpërndarë në oborrin e shtëpisë. Vetëm babai mundi të shpëtojë. Një krim i tmerrshëm që është bërë nga një njësi speciale, i quajtur Scorpions të ardhur nga Serbia. Ky njësit është dëshmuar, ka edhe video materiale që kanë kryer krime edhe në Serbrenicë. Në Beograd janë mbajtur dy gjykime ndaj pjesëtarëve të këtij njësiti. Janë dënuar, por kjo është e pamjaftueshme. Goglat, babai i Arbrit i ka marrë me vete kur ka qenë dëshmitar në Beograd dhe i ka treguar panelit të gjykatësve dhe ua ka treguar që nuk ishte terrorist djali i tij./tvklan.al