Eliminohen Kukësi, Teuta dhe Laçi

Të gjitha klubet shqiptare pjesëmarrëse në Europa League u eliminuan. Teuta fitoi 1-0 ndeshjen e kthimit përballë Ventspils, sërish nuk mundi të kualifikohej ne turin e dytë të Europa League pasi takimin e parë e kishte humbur 3 – 0.

Kallaku në minutën e 48 ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes. Teuta nuk donte të dorëzohej dhe këmbënguli deri në fund të ndeshjes, por pa e gjetur mundësinë të shënonte sërish.

Në “Elbasan Arena”, Kukësi dha shpresa kur në minutën e 17, Ethemi shënoi për verilindorët. Por me fillimin e pjesës së dytë Debreceni arriti të barazojnë duke shuar shpresat.

Hungarezët e kishin fituar 3-0 ndeshjen e parë. Edhe futbollistët e Ernest Gjokës luajtën fort deri në fund të takimit, por skuadra mike ishte mjaft e qartë dhe e sigurt në mbrojtje. Laçi humbi 1-0 ndeshjen e kthimit me Hapoel Beer Sheva.

Tv Klan