Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është e gatshme që të kryejë konsultime me liderët e partive pas dështimit të radhës së zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

Presidentja Osmani, siç raporton Klan Kosova, i është drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari me një letër, më 16 Prill, nga ku ka ofruar mundësinë e takimeve me përfaqësuesit e Partive, sa herë që ata të kenë nevojë.

Sakaq sot ka dështuar për herë të gjashtë përpjekja e deputeteve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, edhe sot nuk arriti që të fitonte më shumë se 57 vota për Kryeparlamentare.

Opozita deri më tani nuk pranon Haxhiun në krye të Kuvendit, por gjithashtu dhe partia e Albin Kurtit nuk tërhiqet pas nga zgjedhjet e veta.

Ditën e Dielë do vazhdojë seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.

/tvklan.al