Tifozët nigerianë futen në fushë të irrituar pas kualifikimit të Ganës, policia përdor gaz lotsjellës

Tifozët e Nigerisë krijuan një situatë kaotike në stadiumin kombëtar të Abuxhas, pasi kombëtarja e tyre dështoi për t’u kualifikuar në botërorin Katar 2022.  “Super shqiponjat” barazuan 1-1 kundër Ganës, që u kualifikua në Kupën e Botës falë golit në fushën kundërshtare.

Me qindra fansa u futën në fushë, tepër të irrituar me dështimin e e përfaqësueses së tyre që dështoi të siguronte një vend në kompeticionin më të rëndësishëm të botës. Policia u detyrua që të përdorte gaz lotsjellës që të shpërndante turmën, që shkatërroi pankinat e hodhi sende në fushë.

Lojtarët e të dyja kombëtareve nxituan të futeshin në dhomat e zhveshjes, për t’iu shamngur dhunës.

Goli i parë u shënua nga Gana në minutën e 10 të lojës, falë futbollistit të Arsenalit Tomas Partei që mposhti portierin Uzoho. 12 minuta më pas barazoi Trost-Ekong nga pika e bardhë e 11 metërshit.  Por deri në përfundim të sfidës, rezultati nuk ndryshoi.

Klan News