Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt, ka reaguar pasi Kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, shkruan Bildt, ndërkohë që postimin e tij në Twitter e shoqëron me deklaratën e Hotit.

I pari që njoftoi mospjesëmarrjen në takimin që pritej të mbahej në Uashington të shtunën ishte Presidenti Hashim Thaçi.

Kjo pasi ndaj tij u publikua në media një aktakuzë nga Zyra e Prokurorisë Speciale ku së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe të tjerë dyshohet se kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura./tvklan.al