Dështimi i takimit të Alfred Moisiut me Presidentin grek




Dështimi i takimit të Alfred Moisiut me Presidentin grek

Autori: Blendi Fevziu

23:26 03/11/2005

Një nga problemet e mprehta të kësaj jave ka të bëjë me dështimin e takimit informal mes Presidentit Alfred Moisiu dhe Presidentit grek Karolos Papoulias. Shkak i dështimit të takimit është bërë protesta paqësore e Shoqatës Çamëria përpara vendit ku do të mbahej takimi. Kjo protestë është konsideruar incident nga pala greke dhe ka mjaftuar për të anuluar takimin. Ky incident vjen pas 10 vjetësh marrëdhënie normale mes dy shteteve dhe ka tensionuar situatën.

Pikërisht për të diskutuar lidhur me këtë ngjarje ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu  analistët Mero Baze, Frrok Cupi, Artur Zheji, Andi Bushati  dhe në lidhje direkte ishin Besnik Mustafaj ministër i Jashtëm dhe Arta Dade ish-ministre e Jashtme.

Sipas të ftuarve Papoulias ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe duke qenë se takimi ishte informal mund të ishte zhvendosur dhe mund të ishin shmangur protestat./tvklan.al











Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:26 03/11/2005