Dështimi me integrimin, Zaev: S’ka zgjedhje të parakohshme



Dështimi me integrimin, Zaev: S’ka zgjedhje të parakohshme

19:00 03/01/2021

“Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për euro-integrimet”

Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për MIA, njoftoi se pas festave do të vazhdojnë komunikimet me palën bullgare për të kërkuar një zgjidhje të përbashkët. 

Sipas tij, pas vendimit të qartë të Marsit për të filluar negociatat me BE-në, i cili u mbështet nga të gjitha vendet anëtare, përfshirë Bullgarinë, “çdo vonesë në fillimin e negociatave vë në dyshim vetëm besueshmërinë e BE-së”.

Kryeministri Zoran Zaev pret që i dërguari special i qeverisë së RMV-së Vllado Buçkovski, ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva të vazhdojnë komunikimin për të gjetur një zgjidhje pas festave.

“Ne po krijojmë një dialog me Bullgarinë, jo një konflikt, përmes qetësisë dhe gatishmërisë për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit dhe izolimit të ri. Edhe ne edhe pala bullgare kemi obligim për qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë të sigurojmë të ardhme evropiane, por me respektimin e vlerave evropiane”.

Sipas tij, pas vendimit të qartë të marsit për të filluar negociatat me BE-në, i cili u mbështet nga të gjitha vendet anëtare, përfshirë Bullgarinë, “çdo vonesë në fillimin e negociatave vë në dyshim vetëm besueshmërinë e BE-së”.

Kjo është goditje mbi themelet në të cilat është ndërtuar Unioni. Ne do të jemi maksimalisht aktiv pas kësaj çështje. Do të luftojmë sepse fëmijët tanë presin të fitojmë në betejat e shekullit XXI, të jenë në BE dhe të jenë të sigurt dhe stabil siç janë tani në NATO. Atë betejë e udhëheq sepse është e jona, betejë e përbashkët për të cilën  janë të njëzëshëm të gjithë qytetarët e vendit tanë, maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerë”, porositi Zaev në intervistë për MIA-n.

Duke folur për mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat i kërkon opozita, pas vetos bullgare,  por edhe për punën e Parlamentit në këtë situatë, Kryeministri Zaev theksoi se qeveria është stabile, e mbështetur nga shumica stabile në Parlament dhe nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.  

Klan Macedonia







Të ngjashme