Negociatat, Hahn: Zhgënjim ekstrem, pasoja negative për Ballkanin

Posta

Negociatat, Hahn: Zhgënjim ekstrem, pasoja negative për Ballkanin

13:22 18/10/2019

Eurokomisioneri Johannes Hahn e konsideron zhgënjyes faktin që liderët e vendeve të Bashkimit Europian nuk ranë dakord për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Liderët e BE nuk arritën të përmbushnin angazhimin e tyre për të hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është një zhgënjim ekstrem. Bashkimi Europian tani duhet të sqarojë sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hahn në Twitter.

Mosdakordësinë mes vendeve të BE-së për t’i hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, eurokomisioneri Hahn e konsideron një vendim që mund të sjellë pasoja për Ballkanin.

“Ky nuk është një moment lavdie për Bashkimin Europian. Refuzimi për të njohur progresin e bërë do të sjellë pasoja negative, duke përfshirë edhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë tek Bashkimi Europian”.

Megjithatë, Johannes Hahn thotë se do të vazhdojë të jetë në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Është përgjegjësia jonë që të qëndrojmë pranë këtyre vendeve, ku qytetarët janë të zhgënjyer me të drejtë. Do të vazhdoj me sa fuqi kam t’i mbështes/. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet një politikë e rëndësishme strategjike në interesin tonë të ndërsjelltë”, mbyll reagimin e tij eurokomisioneri Hahn.

Mbrëmjen e së enjtes, liderët e BE nuk ranë dakord në samitin që u mbajt për të marrë vendim nëse do të hapen negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca, Holanda dhe Danimarka janë shtetet që kundërshtuan ose janë skeptike për hapjen e negociatave, ndryshe nga vendet e tjera. Sot pritet të merret vendimi përfundimtar, por liderët e BE nuk kanë arritur dakordësi. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi