Real Madrid në horizont

Zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventus në fund të sezonit po shtohen dita-ditës. Mediat spanjolle shkruajnë për një rikthimin të bujshëm te Real Madrid.

Gazetat spanjolle “As” dhe “Marka” nënvizojnë se Horge Mendes, menaxheri i CR7, është në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me PSG, por edhe me Florentino Perez. Për momentin janë vetëm kontakte, po studiohet se si mund të arrihet marrëveshja.

Ronaldo do të mirëpritej me krahë hapur në Madrid, duke pasur parasysh luhatjet që ka pasur Reali që nga viti 2018 kur ai u largua.

Eliminimi i bujshëm i Juventus nga Champions League duket se ka përshpejtuar disa dinamika për largimin e portugezit.

Në mënyrë që të mos ketë më humbje, Juve duhet të shesë Cristianon për një shifër prej rreth 30 milionë euro dhe do të hiqte dorë edhe nga 31 milionë euro në sezon, shuma që aktualisht merr tek Zonja e Vjetër.

Një pagë të tillë vetëm Real Madrid dhe PSG mund ta përballonin, ndoshta edhe duke e ulur disi.

Por parizienët synojnë Messin dhe nëse do të qëndronte edhe Mbappe, atëherë nuk do të kishte vend për Ronaldon.

Prandaj pista drejt Real Madrid duket më e afërt për momentin, për më tepër që Ronaldo e njeh mjaft mirë ambientin në Madrid, përfshi edhe marrëdhëniet e mira me Zinedine Zidane. 

Klan News