Projektet për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve kanë dështuar. Këtë tregojnë të dhënat e publikuara nga Kryeministria lidhur me ecurinë e projekteve vjetore 2016, deri në Qershor të këtij viti.

Kështu plani për të realizuar përmirësimin e kanaleve të informimit të qytetarëve për shërbimet publike, për të cilin është ngarkuar Ministria e Inovacionit, ka skaduar që në Shkurt të këtij viti, ndërkohë që realizimi është zero përqind.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me projektin për standardizimin e ofrimit të shërbimeve publike, që duhet të përfundonte në Qershor tq kqtij viti. Edhe kjo nismë, sipas të dhënave të Kryeminsitrisë nuk ka nisur fare, duke qëndruar në nivelin 0 përqind të realizimit.

Drejt dështimit të plotë duket se po shkon edhe  ngritja e qendrës “One Stop Shop”, për mbi 300 shërbime. Deri në Qershor, ky project rezulton 0 % i realizuar, ndërsa afati i programuar për përfundimin e projektit është 30 Dhjetor 2016. Në mesin e nismave për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, ka bërë progres në masën 57%, vetëm projekti për shtimin e  shërbimeve elektronike në portalin qeveritar e-albania, i cili ka në afat kompletimi, fundin e këtij viti.

Në publikimin e bërë nga Këshilli i Ministrave lidhur me progres-raportin e ecurisë së projekteve vjetore të 2016, vihet re se mosrealizim projektesh kanë afro 9 ministri. Si ajo e Shëndetësisë, Bujqësisë, Financave, Minsitria e Kulturës, e Arsimit, e Drejtësisë, e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Zhvillimit Urban.

Tv Klan