Dështon aksioni antikioskë në Elbasan – (31 Mars 2001)



Dështon aksioni antikioskë në Elbasan – (31 Mars 2001)

14:53 14/01/2021

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Antikioska në Elbasan, ka dështuar për paaftësi, në mos për korrupsion të drejtuesve. Kështu ka akuzuar drejtori i përgjithshëm i drejtorisë së policisë ndërtimore, Mit’hat Havari, krerët e ndërtimores në Elbasan. Havari ka siguruar se nga fundi i javës që vjen, do të fillojë antikioska në rrugën e Pedagogjikes dhe në bulevardin qendror. Por hija e korrupsionit duket se është shtrirë edhe tek problemi i energjisë.

Shoqëritë anonime të elektrikut në rrethet pilotë Elbasan, Shkodër dhe Vlorë, po shkojë drejt falimentimit. KESH duhet të ndërhyjë për t’i shpëtuar ato. Ky është konkluzioni i drejtuesve të tij. Për këtë qëllim nëndrejtori i përgjithshëm ekonomik i KESH-it Arben Kruja dhe drejtues të shoqërive anonime të elektrikut në Elbasan, organizuan një takim me 409 aksionerët e shoqërisë anonime të elektrikut në këtë rreth. Për të shpëtuar shoqërinë anonime nga falimentimi, përfaqësues të KESH-it, iu kanë propozuar aksionerëve ndërhyrjen e një shoqërie të huaj./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme