Ka dështuar për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje që ka fituar 48 mandate nuk ka arritur të sigurojë numrat që të kalojë komisioni për votim të fshehtë për të votuar për kryetaren e Parlamentit.
E derisa po vazhdon bllokada në Kuvend, presidentja i ka ftuar partitë politike parlamentare për një takim të përbashkët të enjten. Mimoza Kusari Lila beson se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës.
E konfirmimin një ditë më parë për pjesëmarrje në takim e kanë bërë edhe 3 partitë tjera parlamentare PDK, LDK dhe AAK.
Tv Klan mëson se takime janë të ndara në dy grupe. E para me krerët e 4 partive parlamentare ndërsa takimi i dytë do të mbahet me përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Tv Klan