Mungojnë prokurorët e çështjes. Seanca e radhës në 23 Mars

Mungesa e prokurorëve në sallën e gjyqit bëhet shkak për shtyrjen e seancës paraprake për dosjen “Gerdeci”. Ata kishin njoftuar se ndodheshin jashtë vendit për arsye pune.

Para togave të zeza, nuk u paraqit as i pandehuri në këtë proces Fatmir Mediu. Në sallë ishin vetëm avokatët dhe gjykata e shtyu seancën për në 23 Mars në orën 14:00.  

Gjyqtares Irena Gjoka i duhet të vendosë nëse Fatmir Mediu do i nëënshtrohet një procesi gjyqësor ose jo.

Avokati i kallëzuesve, Dorian Matlia tha se nuk ka informacion, për hetimet që po kryen SPAK për persona të tjetrë.

Zamira Durdaj, iniciusja e ketij procesi kërkon një shpjegim se për cilën arsye i biri, Edison Durdaj nuk jeton më. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet per “shpërdoim detyre” në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre në kuadrin komandues ushtarak”.

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëvë në Gërdec më 15 Mars 2008 shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur

Klan News