Dështon Kombëtarja e Basketbollit

Dështon Kombëtarja e Basketbollit

17:00 15/08/2019

Shqipëria humbet sërish me Bjellorusinë

Kombëtarja e Basketbollit të meshkujve dështoi edhe në këtë edicion të Eurobasket. Pavarësisht rinovimit të ekipit, nuk u arrit të kishte rezultat. Kuqezinjtë e humbën edhe ndeshjen e tretë të fazës parakualifikuese, duke u eliminuar nga gara.

Shqipëria u mund me rezultatin 97 – 66 nga Bjellorusia në Minks. Një humbje me diferencë 31 pikë. Në dallim nga takimet e mëparshme, përfaqësuesja shqiptare u dorëzua që në 10 minutëshin e parë.

Përpjekjet e Dallas Moore nuk i dhanë shtysë Shqipërisë që të reagonte. Amerikani, i cili luan me Kombëtaren, realizoi 16 pikë në këtë sfidë, duke qenë më i miri në fushë.

Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen me Bjellorusinë në Tiranë dhe Danimarkën në Kopenhagen. Përballja e fundit do të jetë më 21 Gusht ndaj përfaqësueses daneze në shtëpi.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT