Nisma e ministres së kulturës Elva Margariti, që në Ditën Ndërkombëtare të Librit, do të udhëtohej falas në autobusët urbanë të kryeqytetit, nuk ka gjetur zbatim. Gazetarët  e “Stop” provuan të udhëtojnë me libër në vend të biletës, në linjën e Kombinatit, Unazës së Re dhe Uzinës së Autotraktorëve, por iu desh të paguajnë, si në ditët e zakonshme.

Kombinat- Kinostudio

Gazetarja: Nuk paguhet biletë, është dita e librit

Gazetarja: E sigurtë?

Fatorinoja: E sigurtë!

Gazetarja: Të interesohem unë?

Fatorinoja: Ti të interesohesh! S’di gjë fare, s’më ka thënë njeri gjë.

Uzina Autotraktori

Gazetarja: Është dita e librit sot!

Fatorinoja: Ça është ajo?

Gazetarja: Është dita e librit sot!

Fatorinoja: Ç’punë kam me librin unë? Librin e kanë ato të tjerët, jo unë. Mua më kërkohet norma në drekë.

Gazetarja: Kush e ka librin?

Fatorinoja: S’di gjë unë, po vazhdojmë me lekët n’punë time.

Fatorinoja: Apo jo?  Kaq kam për detyrë me t’thon, me u anku. M’ka mor lekët.Po t’mos e kem me normë, po.

Unaza e Re

Fatorinoja (me shenje jo jo)

Gazetarja: Jo?! Po a është dita e librit sot?

Fatorinoja: Nuk dimë gjë!

Gazetarja: S’ju kanë thënë gjë juve?

Fatorinoja: Jo!

/tvklan.al