Palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesën e kuorumit

Disa nga anëtarët e kryesisë po hyjnë brenda në mbledhje duke mos u njoftuar paraprakisht se kjo mbledhje e kryesisë së Kuvendit të Kosovës është anuluar. Është hera e gjashtë brenda pak muajsh që për mungesë kuorumi po dështon të mbahet  mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Rrjedhimisht nuk po arrijnë të caktohen seanca të Kuvendit të Kosovës. I irrituar nga kjo situatë shefi i grupit parlamentar të PDK-së këtë e ka quajtur seri të dështimit nga koalicioni qeveritar. Ka kërkuar që ky ngërç parlamentar të zgjidhet duke iu kthyer mandati popullit.

Këtë qasje e konsideron të papranueshme edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri.

Mungesa e kuorumit për tu mbajtur mbledhjet e kryesisë kishte nisur para zgjedhjeve lokale derisa Lista Serbe kohëve të fundit vazhdimisht ka bojkotuar mbledhjet e kryesisë të cilat i ka konsideruar të papranueshme kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Kreu i Listës Serbe pasi kishte shpallur fitoren e kësaj partie në Mitrovicën e Veriut kishte deklaruar se nëse nuk do të ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe nuk do të ketë as institucione të Kosovës.

Tv Klan