Vetëvendosje ka dështuar sërish të sigurojë numrat për të votuar kryetaren e Parlamentit. Me të nisur seanca deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar marrëveshje politike.

Pas kësaj Dehari ka thënë se seanca do të vazhdojë të mërkurën. Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar ndryshimin e emrit të kandidatit për kryetar Parlamenti.

E LDK akuzon Vetëvetëndosjen se po bllokon krijimin e institucioneve.

Ndonëse kërkon marrëveshje politike, Vetëvendosje insiston se nuk do ta ndryshojë emrin e kandidates për kryetare Parlamenti.

E kryeministri në detyrë Kurti si çdo seancë tjetër, vazhdon të mos përgjigjet për media.

Tv Klan