Po e organizonte sëbashku me 3 të burgosur të tjerë

Dan Hutra i njohur si vrasës i grave dhe 3 të burgosur të tjerë për vjedhje tentuan të arratisen nga burgu i Fierit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se prej disa ditësh ata ishin duke vënë në zbatim planin, i cili u zbulua nga kontrollet e stafit të burgut.

Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, kishin nisur të presin zgarën metalike të dritares në dhomën ku ishin akomoduar.

Nga kontrollet e ushtruara, stafi burgjeve gjeti në qelinë numër 15 të Dan Hutrës, mjete të përshtatura për arratisje. Konkretisht, një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Dan Hutra që dyshohet se është organizator i këtij plani ndodhet në qeli që prej marsit të 2023, për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave në Tiranë.

Ndërkohë, 3 personat e tjerë të akuzuar si bashkëpunëtor të tij, janë arrestuar në tetor dhe nëntor të 2023-it, për akuzën e vjedhjes.

Tv Klan