Britania e Madhe duket se është dorëzuar para Covid-19. Komiteti i Llogarive Publike ka deklaruar sot se sistemi i tyre “testo dhe gjurmo” që ka kushtuar më shumë se 32 miliardë Dollarë ka dështuar pasi nuk ka sjell ndonjë ndikim në luftën kundër Covid.

Shumat e mëdha të shpenzuara në sistemin e testimit dhe gjurmimit të Anglisë nuk kanë qenë në proporcion me përmirësimin e situatës së Covid dhe kjo ka sjellë reagime nga opozita që kërkojnë që shërbimi shëndetësor të drejtohet vetëm nga shteti.

Sipas Reuters, Komiteti i Llogarive Publike tha se plani i qeverisë, që kushtoi shumë nuk kishte shmangur bllokimet kombëtare.

Pavarësisht burimeve të paimagjinueshme të hedhura në këtë projekt ‘test dhe gjurmo’ nuk mund të flasim për  një përmirësim të matshëm në pandemi,” tha kryetari i komitetit, ligjvënësi i partisë Laburiste, Meg Hillier.

Ai shtoi me tej se “premtimi mbi të cilin u justifikua ky shpenzim i madh, duke shmangur një bllokim tjetër është thyer dy herë“.

Raporti i komitetit thekson se ky projekt i miratuar nga qeveria tepër i shtrenjtë pasi gjithçka varet nga kontraktorë privatë, të cilat arrijnë në paga deri në 1 mijë Paund në ditë./tvklan.al