Deputetët pa Certifikatë Sigurie, PD: Nuk na e japin qëllimisht
Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, nuk arriti të zhvillojë raportimin e parë në Kuvend, shkak u bë mungesa e certifikatës së sigurisë te shumica e deputetëve.
Deputetët demokratë kundërshtuan, duke e kthyer mbledhjen e Komisionit të Sigurisë në një arenë ofendimesh dhe akuzash.
“Mos na bëj si gangster se nuk e bën dot. Ose vazhdo me rregullat, këtu nuk je i pari i fshatit.”
“Seanca mbyllet!”
Në përfundim të mbledhjes, deputeti i PD Ervin Salianji dha një deklaratë për mediat ku pretendoi se Certifikata e Sigurisë nuk po u jepet deputetëve qëllimisht.
“Vonojnë qëllimisht certefikatat e sigurisë për deputetët duke qenë shumica e Komisionit të Sigurisë pa certefikata për shkak të përfundimit të afatit.”
Certifikata e Sigurisë është një dokument që lëshohet nga qeveria dhe u jep të drejtën deputetëve të marrin iformacion të klasifikuar siç mund të ishte në këtë rast. Në mbledhje ishte parashikuar diskutimi edhe për zhvillimet në veri të Kosovës.
Klan News