Dështon seanca për Tahirin

Dështon seanca për Tahirin

15:55 21/03/2019

Mos njoftimi i tre oficereve të policisë të cilët ende janë në kërkim është bërë shkak për shtyrjen e seancës paraprake, e cila do zhvillohej në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të njoftojë ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe ish oficerët, Gjergj Kohila dhe Sokol Dodës.

Në përfundim të seancës Tahiri nuk ka folur për mediat, ndërsa avokati i tij e cilësoi si joserioz atë që ka ndodhur. Sipas Maks Haxhisë ata në seancën e ardhshme do të kërkojnë pafajësi. I pyetur nëse do të kërkojnë gjykim të shkurtuar, ai tha, se ende nuk është vendosur.

Të martën, gjykatësja Miliana Muça, pritet të vendosë nëse dosja në ngarkim të Saimir Tahirit dhe tre ish-zyrtarëve të policisë do të kalojë për gjykim, do ti kthehet Prokurorisë për veprime të mëtejshme apo do të pushohet siç kërkojnë të akuzuarit. Këta persona akuzohen nga Prokuroria për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT