Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është votuar as këtë seancë plenare në Kuvendit e Kosovës.

Në sallë nuk kanë qenë të gjithë deputetët të pranishëm dhe nga ata që votuan vetëm 27 ishin shprehur pro këtij projektligji. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë vonë kundër apo abstenim.

Po ashtu kuorum nuk ka pasur as për votimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për programin për mundësi sigurimi të ujit.

Edhe projektligji për marrëveshje të kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe ai për ratifikimin e Kontratës Financiare nuk janë miratuar./tvklan.al