Dështon tentativa e 35-vjeçarit për të kultivuar kanabis




Dështon tentativa e 35-vjeçarit për të kultivuar kanabis

10:32 24/06/2021

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u zbulua tentativa e tij për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis. Rasti është shënuar në fshatin Marvalak të Mamurrasit.

Gjatë kontrollit të territorit në zona të pyllëzuara, banesa e ish-reparte ushtarake të braktisura, policia zbuloi tentativa për të kultivuar kanabis nga ana e 35-vjeçarit Xhan Kaçi.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në territorin përreth, u gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov dhe municion luftarak. 35-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al





Të ngjashme