Blerim Shehu ishte në kërkim ndërkombëtar, por kjo nuk e pengoi që të kthehej në vendlindje.

35 – vjeçari nga Durrësit, i dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë italiane, u arrestua gjatë ditës së premte nga efektivët e Shkodrës. Ai mësohet se u paraqit në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, për të kryer procedurat në hyrje për në Republikën e Shqipërisë.

Por tentativa e tij ka dështuar dhe tashmë pritet që ai të ekstradohet drejt Italisë.

Gjykata e Apelit në Bologna mësohet se e ka dënuar 35 – vjeçarin me 10 vite heqje lirie, për veprën penale “Mbajtje e sendeve te vjedhura”./tvklan.al