Dështon tentativa për të trafikuar 20-vjeçaren në Gjermani

Posta

Dështon tentativa për të trafikuar 20-vjeçaren në Gjermani

09:19 27/09/2019

Një person ka përfunduar në pranga në Tiranë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi tentuan të trafikonin një vajzë për prostitucion. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se viktimë e tyre kishte rënë një 20-vjeçare, të cilën personat më lart po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe falë një pune të mirëorganizuar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të trafikonin në Gjermani një shtetase me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas finalizoi me sukses operacionin e koduar “Fraud”, si rezulat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. B., 31 vjeç, lindur dhe banues në Fier”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Në kërkim u shpallën dy bashkëpunëtorët e 31-vjeçarit.

Të tre këta persona dhe një tjetër ende të paidentifikuar, kishin organizuar trafikimin në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, të një shtetaseje 20-vjeçare.

“E. K. dhe B. B. u shpallën në kërkim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për identifikimin e personit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale”, thotë më tej Policia e Shtetit./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi