Edhe pas dy përpjekjeve ka dështuar të votohet kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Parlamentit.
Vetëm 57 deputetë kanë votuar për nga 61 sa duhej gjithsej për të marrë mandatin e kryetares së parlamentit.
E Nisma Sociademokrate me të cilën po pritet që të ketë një koalicion Vetëvendosje abstenoi.
Deri te votimi i kryetares së parlamentit erdhi pasi edhe deputetët e opozitës votuan për raportin e komisionit të verifikimit të mandatit të deputetëve.
Kjo pasi sipas tyre kryeministri dhe ministrat kanë protokolluar dorëheqjen ne sekretariatin e Kuvendit, e që i hapi rrugën betimit të deputetëve.
Por edhe kjo dorëheqje zyrtare nuk e ndaloi Kurtin që pasi u betua si deputet të shkoj sërish në objektin e qeverisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë që kanë fituar mandatin e deputetit.
Seanca konstituive e Kuvendit pritet të vazhdojë të hënën në orën 15:00.
Tv Klan