Fundjava është përpara dhe me siguri keni menduar të relaksoheni dhe të kaloni kohë të bukur me familjen ose shoqërinë. Shqipëria është padyshim një vend që të ofron destinacione të mrekullueshme për t’u vizituar. Si në mal edhe në det mund të vizitosh vende të mrekullueshme. Pikërisht në emisionin e sotëm “Rudina” në Tv Klan tre ekspertë turizmi, gazetarja Flora Xhemani Baba, Ismail Hoxha dhe Muçollari sugjeruan disa destinacione që mund të vizitoni këtë fundjavë.

“Mund të shkoni në luginën e Shalës, një nga pikat më të bukura të Veriut të Shqipërisë. Një tjetër destinacion që mund të vizitoni është gjithashtu Kruja, një nga qytetet tona me tradita të vjetra, me vlera jo vetëm historike. Gjithashtu Korça është një tjetër destinacion që do të rekomandoja, ku do të veçoja Voskopojën dhe Dardhën, vende ku të gjithë mrekullohen kur i vizitojnë”,

sugjeroi  Muçollari.

“Do t’iu sugjeroja rivierën shqiptare, është periudha më e bukur për tu vizituar. Bregdeti i Adriatikut është po ashtu një zgjidhje ideale për turizmin familjar”,

sugjeroi Flora Xhemani Baba.

“Shëngjergji është një prej destinacioneve ku mund të shihni një ujëvarë, peisazh natyror shumë të bukur, ka edhe një liqen që quhet “Liqeni i Lepurit”. Opsioni i dytë është pak më i gjerë, është një itinerar që fillon nga Tamara, Lëpushë, Vermosh dhe kalon një pjesë të vogël në Plavë dhe Guci që janë shumë afër kufirit”,

sugjeroi Ismail Hoxha.

/tvklan.al