Nëse jeni të pavendosur se ku duhet të shkoni për pushime, vendimin e merr shenja juaj e horoskopit. Sigurisht që duhet të mendoni për kufizimet Covid apo vizat përpara se të prenotoni biletën, por të  paktën do të jetë më e thjeshtë për të vendosur gishtin në një pikë në hartën gjeografike.

Dashi: Maçu Piçu, Peru

Si një shenjë aventuriere dhe guximtare, keni nevojë për një vend që i përshtatet karakterit tuaj. Duke qenë shenjë zjarri, ju pëlqen edhe nxehtësia, ndaj ky destinacion është i duhuri për ju.

Demi: Firence, Itali

Si një nga shenjat më seksuale, arratisja e përsosur është në një vend relaksues dhe të paqtë. Përveç kësaj, për Demat, dashuria vjen nga stomaku ndaj Firence është përkufizimi i qetësisë, peizazheve të magjishme dhe kuzhinës së mrekullueshme.

Binjakët: Nju Jork, SHBA

Shenjë gjithnjë në kërkim të zhurmës dhe rrëmujës, ndaj Nju Jorku është ëndrra e tyre. Zhytuni në spontanitetin e këtij qyteti dhe çlirohuni nga nevoja për të fjetur herët.

Gaforrja: Bali, Indonezi

E ndjeshme, e butë dhe e qetë si shenjë, parajsa e Balit  është vendi i barabartë me ju ku mund ta njësoni veten me natyrën.

Luani: Dubai, Emiratet e Bashkuara

Luanët ‘vdesin’ për luks e për të rënë në sy. Dubai, me fasadat mbresëlënëse verbuese dhe pikat e duhura për të postuar foton perfekte në Instagram, i përshtatet më së miri.

Virgjëresha: Barcelonë, Spanjë

Mendja e një Virgjëreshe punon vazhdimisht, ndaj edhe destinacioni i tyre i udhëtimit duhet të jetë i njëjtë. Barcelona kombinon arkitekturën e hollë në një qytet të zhurmshëm dhe plazhe të mrekullueshme që ofrojnë mundësinë e duhur të pushimeve.

Peshorja: Berlin, Gjermani

Peshoret duan të përfshihen në kulturë gjatë pushimeve, të mësojnë për artin, të sodisin peizazhe dhe të njohin njerëz të rinj.

Akrepi: Paris, Francë

Thellë brenda tyre, Akrepët janë tejet romantikë. Ndaj, cili vend do të ishte më i duhuri për ta se sa qyteti më romantik  në botë.

Shigjetari: Tajlandë

Të pavarur në maksimum dhe admirues të aventurave vetmitare, një çantë në shpinë dhe një udhëtim në Tajlandë do të ishte ideal për Shigjetarët.

Bricjapi: Hauai, SHBA

Bricjapët  janë ambiciozë dhe shumë të dhënë pas punës. Një pushim relaksues nuk do të ishte prioritet parësor për ta, por një udhëtim në Hauai ku mund të provojnë sporte të reja dhe aktivitete të ndryshme do t’i çlironte.

Ujori: Mali Kilimanxharo, Tanzani

Të njohur për origjinalitetin dhe pavarësinë, Ujorët  nuk do të shkonin dokudo, përveçse në një vend unik si mali Kilimanaxharo

Peshqit: Indi

Një nga shenjat më spirituale dhe të ndjeshme emocionalisht ka nevojë për një vend ku mund të jetë në kontakt me anën e brendshme. Si vendlindja e jogës, India është destinacioni i përsosur  për pushimet e ardhshme të Peshqve./tvklan.al