30-vjeçari D. L. është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pas ngjarjes së ditës së djeshme. Kështu rreth orës 13:30 të ditës së diel ai ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një qeni të rracës “Pit-Bull”, në pronësi të R. Ç.

Plumbat përveçse kanë goditur kafshën, kanë plagosur në këmbën e djathtë edhe 19-vjeçarin V. R., banues në Shkodër. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe 8-vjeçari F. K., i cili ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e barkut. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet zbuluan se një ditë më parë qeni i kishte kafshuar 30-vjeçarit bashkëshorten dhe kjo ka qenë arsyeja përse ai është riktheyr në zonë dhe e ka qëlluar qenin e një banori të zonës, me automatik.

I plagosuri (19-vjeçari V. R.) është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka patur asnjë konflikt dhe se nuk ka qenë ai shënjestra, ndonëse ka sqaruar se gjithçka ka ndodhur befas dhe ai nuk ka mundur të shohë se kush qëlloi. /

tvklan.al