Detaje: Kush e qëlloi shqiptarin 24-vjeçar dhe si u dorëzuan autorët në polici

Detaje: Kush e qëlloi shqiptarin 24-vjeçar dhe si u dorëzuan autorët në polici

13:13 03/08/2018

Karabinierët kishin rënë në gjurmët e tyre që prej orëve të para të së enjtes. Dy të rinjtë, Domenico Manzi, 21 vjeç dhe Domenico Patruno, 29 vjeç, menjëherë pas krimit u arratisën, për t'u vetëdorëzuar disa orë më vonë.

Bëhet fjalë për dy autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Viktorjan Picaku, i ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në Bari të Italisë.

Sipas mediave fqinje, autorët shkuan veç e veç në polici, njëri në këmbë, ndërsa tjetri me një Vespa të zezë, pikërisht motorin me të cilin po lëviznin natën e krimit.

Ai që qëlloi në drejtim të Viktorit, siç e thërrisnin shkurt dhe miqtë, është 21-vjeçari Domenico Manzi.

[caption id="attachment_407362" align="aligncenter" width="763"]

Viktorjan Picaku, 24 vjeç

[/caption]

Aktualisht dy të rinjtë, banues në Corato, ndodhen në burgun e Trani dhe janë marrë në pyetje. Pritet që shumë shpejt të zbardhen dhe shkaqet e vërteta që e shtynë 21-vjeçarin italian t'i merrte jetën shqiptarit.

Mediat italiane shkruajnë se pista për motive pasioni vijon të dominojë. Në identifikimin e autorëve ndihmuan edhe pamjet e siguruara nga telekamerat.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT