Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 19:15 minuta në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Një i ri 19-vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz me shpejtësi të lartë, për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një qytetare në trotuar.

Një vajzë 23-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për shëndetin. Ndihma e parë i është dhënë nga kalimtarët të cilët ishin dhe dëshmitarë në vendngjarje. Sipas tyre, e reja ka qenë duke ecur në trotuar kur është aksidentuar. Nga përplasja e fortë është dëmtuar në gjymtyrë, ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. 23-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizën ku paraprakisht dyshohet humbja e kontrollit të automjetit si shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara. Shërbimet e policisë kanë kryer dhe testin e alkoolit drejtuesit të mjetit, i cili ka rezultuar me 0%.

Klan News