Detaje të reja janë zbardhur për aksidentin e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin dytësor Tiranë-Durrës. Gazetarja e Klan News Glidona Daci bën me dije se viktima Visar Meshi ishte pasagjer në automjetin tip “BMW X5”.

Të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.

Mësohet se një prej të rinjve është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës./tvklan.al