Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me atentatin që iu bë 30-vjeçarit Taulant Pepaj në Shkodër. Burime për Klan News bëjnë me dije se menjëherë pas sulmit me armë për rreth 1 orë policia ka ndjekur autoret e dyshuar.

Por autorët kanë humbur gjurmët dhe kane braktisur njërin nga mjetet me të cilin po largoheshin.

Tashmë blutë e qytetit kanë  gjetur makinën e braktisur, e cila tashmë është sekuestruar dhe po bëhet ekspertiza në për të zbuluar më shumë të dhëna.

Sipas policisë së Shkodrës autorët e dyshuar janë Esmeraldo Hato, Saher Xhenje dhe vëllai i tij.

Atentati ndodhi mesditën e së dielës në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, ku sipas policisë autorët kanë qëlluar në drejtim të automjetet të 30-vjeçarit, por fatmirëshisht nuk ka patur të lënduar.

Krimi ka ndodhur pranë një pike karburianti ku janë gjetur 3 gëzhoja. Tauland Pepaj rezultoi person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më parë për veprën penale plagosje e rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në vitin 2017./tvklan.al