Detaje nga ngjarja që tronditi Greqinë, 1 i arrestuar



Detaje nga ngjarja që tronditi Greqinë, 1 i arrestuar

11:05 17/05/2021

Vdekja e Caroline Crouch ka tronditur tërë Greqinë. 20-vjeçarja u vra në mënyrë brutale nga grabitësit në shtëpinë e saj, në sy të fëmijës 11-muajshe dhe bashkëshortit. Ky i fundit ka emocionuar përmes një postimi në rrjetet sociale për “dashurinë e tij të përjetshme”. Babis Anagnostopolous ka shpërndarë një foto nga dita e dasmës me 20-vjeçaren. “Përgjithmonë bashkë. U prehsh në paqe”, shkruante ai.

Policia ka konfirmuar një të arrestuar që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje. Hetuesit që po merren me vrasjen thonë se kanë arrestuar një gjeorgjian pranë kufirit me Bullgarinë. I dyshuari po udhëtonte me makinën e tij kur u ndalua nga një kontroll rutinë policie që zbuloi se ai kishte pasaportë të rreme. Burime nga policia kanë thënë se nga analiza e ADN-së rezulton se ky i arrestuar është 1 nga 5 personat që kanë marrë pjesë në një grabitje në Pikermi në Mars të këtij viti. Shtëpia që u vodh aty, ishte 20 minuta larg nga lagja Glyka Nera ku u vra 20-vjeçarja.

Mësohet se bashkëshorti i viktimës ka ndihmuar policinë që të identifikojë dy armë që mbaheshin nga grabitësit. Ai ka thënë se hajdutët mbanin një pistoletë tip Colt ngjyrë argjendi dhe një pistoletë tjerë të zezë. Sipas policisë, këto armë janë të pazakonta për t’u gjetur në Greqi dhe besohet se gjurmimi i tyre mund të jetë thelbësore për të identifikuar vrasësit e Caroline-s. Babis ka parë ndër të tjera edhe autorët. Këtë të hënë atij do t’i shfaqen fotot e 30 të dyshuarve që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Daily Mail shkruan se pas kësaj ngjarje mendohet të jetë përfshirë një grup kriminal shqiptar ku ka shtetas romë, por dhe të kombësive të tjera. Bashkëshorti i viktimës e ka parë autorin. Gjatë momentit që ai ka lidhur 20-vjeçaren në krevat autorit i ka rënë mbulimi që kishte. Babis e ka përshkruar vrasësin si të gjatë, ezmer, të shëndetshëm dhe nën 30 vjeç.

“Mendojmë se autorit është detyruar që të vrasë Caroline-n sepse ajo i ka parë fytyrën dhe mund ta identifikonte. Ata kursyen Babis pasi menduan se ishte pa ndjenja dhe se nuk mund t’i shihte”, thotë policia.

Mendohet se grabitësi e ka vrarë 20-vjeçaren edhe për shkak të reagimit që ajo mund të ketë pasur. Viktima ka luftuar mbrapsht pasi mbante rripin e zi për kickbox. Autoritetet shpresojnë që të gjejnë vrasësit edhe nëpërmjet ADN që kanë përftuar në veshjen dhe thonjtë e të ndjerës. Caroline Crouch ishte në gjumë së bashku me vajzën 11 muajshe dhe bashkëshortin kur hajdutët hynë në shtëpi rreth orës 4:30 të mëngjesit.

Banditët thyen një kamerë sigurie kur iu afruan shtëpisë. Më vonë hoqën siguresat nga dritarja e bodrumit dhe u ngjitën në ndërtesë. Fillimisht gjetën qenin e familjes që e mbytën. Më pas lidhën Babis-in dhe Caroline-n ndërkohë që gjithmonë kërkonin paratë. Bashkëshorti tha se kohët e fundit kishin pasur një sasi të mëdha parash pasi kishin blerë një tokë dhe paguanin punëtorët për ndërtimin. Për të shmangur torturat ndaj gruas, Babis ka rrëfyer se ku i fshihte paratë.

Por më vonë autorët kërkuan më shumë para dhe bizhuteritë. Sipas bashkëshortit, autorët i kanë drejtuar armën foshnjës së vogël përpara se të mbytej Caroline. Policia greke e ka përshkruar këtë krim si më të egrin që kanë hetuar ndonjëherë dhe thanë se “dhuna” në të cilin është ushtruar është shumë i rrallë në Greqi./tvklan.al







Të ngjashme