Detaje të reja janë mësuar nga plagosja në Shkodër. Sipas Klan News, 23-vjeçarit Paulin Harusha i kanë prerë rrugën persona të armatosur.

Mësohet se atentati i dështuar ndaj tij ka ndodhur në rrugën e Nderlysës, ku është qëlluar më automatik.

Fatmirësisht i riu ka mundur t’u shpëtojë plumbave dhe ka marrë plagë të lehta. Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarje.

Ndërkohë policia ndodhet në zonën ku ka ndodhur atentati dhe po punon për zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës./tvklan.al