Një sherr i kohëve të fundit duket se është bërë shkak për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier.  Burime për Klan News bëjnë me dije se Backa është konfliktuar me disa persona të rrezikshëm në këtë qytet, për shkak të mbesës së tij.

Ende nuk dihen detajet e këtij konflikti, por mësohet se autoritetet kanë marrë në pyetje familjarët e viktimës për zbuluar të gjithë zanafillën.

Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes, por ende po hetohet nëse biznesmeni ka pasur probleme të tjera. Po ashtu Demir Backa është edhe vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, ndaj po hetohet dhe për ndonjë konflikt të vjetër.

57-vjeçari u vra gjatë një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Fier. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e rrugës së vjetër që lidh qytetin e Fierit me Vlorën, pranë një qendre tregtare dhe mësohet se është qëlluar me breshëri automatiku brenda kësaj makine Audi.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por burime nga vendi i ngjarjes konfirmuan se Demir Backa, i cili ndryshe njihej edhe si Dem Backa, kishte dalë nga një kafe aty pranë dhe sapo kishte hipur në automjetin e tij kur është qëlluar me breshëri automatiku.

Policia e Fierit njoftoi një natë më parë se autorët kanë qëlluar nga një makinë tip Benz në lëvizje, por duke shënjestruar mirë objektivin e tyre.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilat pasi mbërritën në vendin e ngjarjes e gjetën 57-vjeçarin ende me shenja jete. Pak momente pas ngjarjes policia gjeti një mjet të djegur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e këtij atentati.

Hetime intensive për vrasjen e biznesmenit në Fier, provat që ka grumbulluar policia

Hetime intensive po zhvillohen për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier. Burime për Klan News bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë 1 kallashnikov dhe një pistoletë, në makinën e djegur në afërsi të qytetit të Fierit, e cila mendohet se është përdorur nga autorët për ekzekutimin e 57-vjeçarit.

Lajmërimi për vdekjen e Demir Backës

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja, pasi autorët qëlluan me breshëri ndaj Backës.

Deri tani dyshimet janë se në atentat janë përfshirë dy persona, të cilët kanë qëlluar në drejtim të 57-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend.

Pistat e hetimit janë disa, pasi biznesmeni mund të jetë vrarë për hakmarrje, për shkak të një konflikti të kohëve të fundit. Po nuk përjashtohet dhe pista e konflikteve të vjetra, pasi është Demir Backa është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i vrarë në 1997.

Personi që shihni në foto është 57-vjeçar, Demir Backa, i cili u ekzekutua në një atentat në Fier. Backa u ekzekutua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje, pak pasi hipi në mjetin e tij.

Deri tani mësohet se Backa është qëlluar nga dy persona dhe pisa kryesore e atentatit është hakmarrja, pasi viktima ka pasur një konflikt kohët e fundit.

Zbulohen detaje nga atentati në Fier, makina e djegur ishte me targa…

Detaje të reja janë mësuar rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë 57-vjeçari Demir Backa.

Sipas Klan News bëhet me dije se makina që u gjet e djegur pas krimit të rëndë dhe që mendohet se është përdorur në atentat ishte me targa kosove.

Burime nga policia bëjnë me dije se po verifikohet nëse targat janë false apo reale dhe se kur mund të ketë hyrë ky automjet në Shqipëri.

Gjithashtu po punohet për të zbuluar numrin e personave që kanë marrë pjesë në atentat dhe nëse kanë pasur të tjerë ndihmës në këtë atentat.

Ndërkohë deri tani pista kryesore e hetimit për këtë atentat është vrasje për hakmarrje, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera./tvklan.al