Automjeti tip Mercedes Benz me të cilin udhëtonin 4 viktimat e aksidentit në Fushë Prezë, dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi 170 km/h në momentin që është përplasur me betonieren e ndaluar.
Ky është përfundimi paraprak i ekspertizës që grupi hetimor ka dalë nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si dhe kamerat e sigurisë në zonë.
Përmes tyre, policia ka rindërtuar dinamikën e aksidentit.
Burime bëjnë me dije se fushëpamja e rrugës ku po lëviznin ka qenë tërësisht e qartë për 4 të rinjt, shpejtësia që ata lëviznin dhe fakti që betonieria nuk kishte ndezur sinjalin e bllokazhit ndonëse e ndaluar, ka rezultuar fatale.
Ndërkohë sa i takon shoferit të betonieres, 24-vjeçari, Aleksandër Krrashi ka treguar para oficerëve të policisë se ishte ndalur në rrugë pasi betonieres i kishte mbaruar karburanti.
Më tej ai ka shtuar se për një çast është larguar nga mjeti për të marrë naftë, por ka harruar të ndez sinjalin e bllokazhit.
I riu që rezultoi se e drejtonte betonieren pa patentën përkatëse është vënë në pranga nga policia për ngjarjen, së bashku me një kushëri të tij që i erdhi në ndihmë pas aksidentetit, si dhe menaxherin e firmës së betonit që e kishte punësuar atë në të zezë.
Tv Klan