Detaje të reja nga masakra në Prishtinë

Detaje të reja nga masakra në Prishtinë

16:01 06/09/2019

Një i plagosur rëndë, një tjetër kalimtar i rastit

Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e dy të plagosurve nga të shtënat me armë të enjten në Prishtinë, ku mbetën të vrarë edhe persona të tjerë. Sipas policisë, njëri nga të plagosurit ishte kalimtar i rastit, që nuk kishte lidhje me konfliktin për pronat.

Vazhdon të mbeten në mjekim intensive dy nga katër personat që u plagosën dje gjatë një konflikti të armatosur në Prishtinë.

Sipas mjekëve në QKUK njëri nga të plagosurit ka marrë plagë të rënda në kokë ndërsa tjetri në anën e majtë të kraharorit.

Ndërsa dy personat e tjerë kanë vdekur dje pasi nuk u kishin mbijetuar plagëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se gjatë konfliktit të armatosur në njërën anë kanë shtënë me armë personat me inicialet F.R., dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M., dhe M.M.

Sipas prokurorisë njëri nga të plagosurit ishte kalimtari i rastit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë,tre persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë”.

Gjithashtu mësohet se një zyrtar policor i cili jashtë detyre ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë.

Mësohet se e tërë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për çështje pronësore.

Ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut i cili fajëson gjykatat për neglizhencë pronësore.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT