Një i ri pranon krimin: E mbyta në makinë

Mediat franceze kanë zbuluar detaje tragjike për vrasjen makabre të 37-vjeçares shqiptare Brunilda Sadiku në Mugins në afërsi të Kanës në Francë. Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Mediat citojnë prokurorinë franceze sipas së cilës shqiptarja ushtronte prostitucion në këtë zonë dhe nga hetimet e para mësohet se autor i krimit të rëndë ka qenë një nga klientët e saj.

Policia franceze tha se ka arrestuar të premten një tjetër shqiptar 28-vjeçar si i dyshuar për krimin. Ai u ka rrëfyer hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.

Prokurori francez Fabienne Atzori tha se pas krimit 28-vjeçari ka tentuar të zhdukë trupin duke e dërguar në një park ku edhe ka tentuar ta djegë atë. Sipas tij motivi i krimit mbetet i paqartë, por besohet se arsyet janë të dobëta.

Shqiptari i arrestuar doli para një gjykatësi të shtunën ndërsa të hënën do të bëhet një autopsi më e specializuar e viktimës e cila u identifikua nga 2 tatuazhe në trupin e saj. Prokurori shtoi se shqiptarja kishte denoncuar edhe një tjetër rast dhune në vitin 2015.

Tv Klan