Vrasja-AliDemPolicia e Tiranës, ka shoqëruar mbi 10 persona si të dyshuar dhe ka mbledhur shumë dëshmi në lidhje ekzekutimin e natës së të premtës në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Burime policore thanë se janë shoqëruar disa persona, të cilët kanë dëshmuar mbi dinamikën e ngjarjes. Sipas tyre viktima Ariel Zenga dhe i dyshuari, si autor i vrasjes Goxhaj, kanë qenë së bashku në një tavolinë. Në debat e sipër mes tyre, ka nisur një sherr, që fillimisht ka qenë me fyerje, kërcënime e dhunë verbale, duke përfunduar tek armët. Të njëjtat burime policore thanë se dyshohet, se sherri mes tyre kishte nisur për një borxh i pashlyer.

Biznesmeni Ariel Zenga, pronari i një Pub-i të njohur në zonën e ish-bllokut, ndëroi jetë pasi u qëllua mbi 8 herë me pistoletë. Policia identifioi vetëm pak orë më vonë edhe autorin e kësaj vrasje, Agron Goxhaj.

Policia dyshon se armët janë përdorur nga të dyja palët në konflikt pasi janë gjetur gjurmë gjaku në disa vende të ndryshme, gjë që bën të mendosh, se mund të ketë patur edhe një tjetër të plagosur.

Megjithatë policia thotë se nga informacionet që janë përcjellë në sallën operative nuk rezulton që dikush tjetër të jetë paraqitur në spital për të marr ndihmën mjekësore.

TV KLAN