Dyshohet për vrasës profesionistë

Rreth 30 plumba kanë qëlluar autorët ndaj ish-anëtarit të bandës së Lulzim Berishës, Edmond Koçit gjatë atentatit të ndodhur mëngjesin e së shtunës në Durrës. Policia ka mundur të gjejë afro 30 gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa ka dyshime te forta që eliminimi i Edmond Koçit, i njohur ndryshe edhe me nofken “Mond Çekiçi” ka qenë i mirëorganizuar dhe është kryer nga vrasës profesionist me pagesë.

Dyshimet janë ngritur pas rindërtimit të skenën se krimit, ndërsa policia beson se viktima është mbajtur nën vëzhgim nga autorët, të cilët duket se kanë pasur informacion të detajuar mbi itinerarin që do të ndiqte Edmond Koçi.

Në mungesë të kamerave të sigurisë në rrugën ku ndodhi krimi, policia referuar dëshmisë së shoferit të 43-vjeçarit, por edhe dëshmitarë të tjerë të ndodhur në vendngjarje në momentin e atetatit, pjesmarres në krim kanë qenë dy persona të pajisur me armë zjarri, ndërsa një i tretë në rolin e shoferit ka qëndruar në makinë.

Pavarësisht dyshimeve të ngritura fillimisht që ekzekutimi erdhi për hakmarrje lidhur me ngjarjet e vjetra, pasi 43 vjecari ka qenë pjesë e bandës së Durrësit, hetuesit po hetojnë edhe për konfliktet aktuale që viktima mund të ketë pasur me të tjerë persona.

Ndërsa për të zbuluar detaje të reja të vlefshme për zbardhjen e vrasjes, krahas provave të mbledhura në dy vendet e ngjarjes, ate të ekzekutimit dhe vendit ku u gjet makina e djegur, ekspertët kanë arritur të zbërthejnë telefonin e viktimës, nëpërmjet të cilit shpresojnë të marrin informacion të vlefshëm.

Ndërsa arma e zjarrit automatik tip Ak47 me të cilën dyshohet të jetë kryer edhe krimi, u dërguar në laboratorin e kriminalistikes, nga ku do të analizohen jo vetëm gjurmët balistike, por edhe nëse është përdorur në ndonjë tjetër krim, të ndodhur në vendin tonë.

Tv Klan