Detaje të reja janë mësuar për plagosjen e 52-vjeçarit, Ardian Narkaj. Burime për Klan News bëjnë me dije se për arrestimin e Narkaj kanë marrë pjesë forcat RENEA dhe forcat e Policisë së Shkodrës.

Mësohet se gjatë operacionit ka pasur shkëmbim zjarri dhe 52-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të RENEA-s për t’u dorëzuar.

Narkaj mësohet se ka hapur zjarr kundër policisë dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ai ka mbetur i plagosur.

52-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar dhe gjendje e tij është e stabilizuar, por sërish në rrezik për jetën./tvklan.al