Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Pejë dhe që tronditi opinionin në Kosovë dhe Shqipëri pasi një person vrau nënën e tij duke i prerë kokën me thikë. Viktima është 58-vjeçarja Hyrije Broqi-Hyseni.

I biri i saj Urim Hyseni është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre. Prokurorja e çështjes u tha mediave se i ndaluari nuk ka mundur të japë shpjegime për aktin e kryer për shkak të gjendjes emocionale.

Ndërsa fqinjët thonë se i biri e fajësonte shpesh nënën e tij si shkaktare për divorcin e tij të dytë. Sipas të njëjtave burime ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania ku kishte jetuar për 5 vjet dhe njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Gjykata e Pejës vendosi sot masën e paraburgimit për të paktën 30 ditë për të ndaluarin ndërsa prokuroria ka urdhëruar kryerjen e një ekspertizë psikike për të.

Tv Klan