Zbardhen komunikimet e avokatit me sekserin 

Dalin në dritë të tjera detaje nga dosja e SPAK që çoi në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 9 personave të tjerë që bashkëpunonin për lirimin ose uljen e dënimit për të burgosur të ndryshëm.

Pjesë e dosjes voluminoze që disponon TV Klan është edhe biseda mes avokatit Saimir Petani, Aldo Tabakut dhe Isuf Topuzit qe diskutojnë për lirimin e të dënuarit.

Isuf Topuzi:  Do të bëhet gjyqi, po do të shtyhet se nuk pranoj ajo gjoja.. Gjyqi edhe të hënën dhe një herë, po prapë e merr kjo, po u them që… a je ka më kupton.

Në bisedë përfshihet edhe një person i identifikuar si Gazi i cili ka ngritur dyshime se po përgjohen.

Gjatë përgjimeve, avokati Aldo Tabaku ka konstatuar një pjesëtar të grupit të vëzhgimit dhe ka dyshuar se po përgjohet. Më pas  seanca për të dënuarin Saimir Petani është shtyrë .

Gazi:  S’di ca me thënë. Është në këmbë një grue me maskë, u afrua me telefon po ky avokati biri i kur*ës aty jashtë dhe i tha pse je ka filmon?  jo tha ajo kam hallet e mija, edhe ju vu ky nga mbrapa në këmbë duke e ndjek nga po shkon edhe nga gjykata iku me makinë në Krujë, iku poshtë edhe e shtymë gjyqin.

Në përgjime zbulohet edhe skema korruptive në sistemin spitalor. Në përgjimet e realizuara nga hetuesit shfaqet kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e cila ka biseduar me një shtetase me emrin Migena Skënderi për të ndërmjetësuar ndërhyrje kirurgjikale  për nënën e saj  tek mjeku Edvin Prifti.

Migena Skenderi: Filja do një sasi parash lidhur me këtë gjë, gjithashtu edhe kirurgut duhet ti japim një shumë prej 2000 eurosh.

Manuela ka pranuar menjëherë, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale është bërë nga kardiokirurgu Edvin Prifti. Ndërkohë, lidhja me mjekun është bërë përmes kryeinfermireres Trëndafile Frangu e cila ka përfituar 500 euro.

Migena: Motra ime, meri me vete ato nesër që ti kopsisim krejt, t’ia fusim këtij në zarf, se me Fadilin ia kam fut motra jote para kohe se….

Manuela: Po mirë pra, sa duhen? sa tij Jap?

Migena: Unë i kam fut dy, dy mijë euro a kupton Genën?

Manuela: Si kam euro unë i kam lekët tona.

Migena: Dhe sipas qejfit tat i japim edhe kwsaj gruas që na boni gjithë këtë nder.

Pasi rregullohet gjithçka, madje gjendet me ‘mik’ edhe një dhomë me 2 krevatë për nënën e kryesektretares, zhvillohet kjo bisedë mes kryeinfermierës Trëndafile Frangut dhe kardiokirurgut Edvin Prifti.

Prifti: Hë xhan?

Filja: Jo kur të jesh i lirë dua të të takoj një çik.

Prifti: Poatë ëëë më solli edhe diskun ajo, besoj do ta bëjmë një nga këto ditë, mirë?

Filja: Mirë. Në rregull, po kur të jesh i lirë pa prishur punë, shkëputu nga një çik.

Prifti: Mirë, xhan, mirë.

Filja: Hajde, do të më thuash vetë, se dua që të të takoj patjetër.

Prifti: Tek dera jote jam.

Filja: Këtej nga sekretarja.

Tv Klan