Bill Klinton kërcënoi mediat në vitin 2011 që të mos publikonin detaje nga skandali i Jeffrey Epstein, ish-bankierit që u vetëvar në burg në 2019-ën, i akuzuar për shfrytësim të të miturve për prostitucion.

Sipas mediave, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara në njërin nga rastet kishte shkuar në redaksinë e revistës së famshme Vanity Fair duke u bërë thirrje gazetarëve të mos publikonin shkrime për atë që e konsideronte si “mik të mirë” të tij.

Ky detaj mbi rolin e ish-presidentit amerikan ka dalë në dritë pas bërjes publike të dosjeve hetimore ndaj ish-bankierit, me vendim të gjykatave amerikane.

Detaji është dokumentuar në një e-mail të shkruar nga Virxhinia Xhufrei, një prej zbulueseve të para të skandaleve seksuale të Epstein, pjesëmarrëse edhe në festat seksuale me të mitur që ai organizonte.

Megjithatë, drejtuesit e revistës e kanë mohuar kategorikisht vërtetësinë e këtij detaji. Ish-presidenti ka dëshmuar në procesin gjyqsor kundër Epstein për marrëdhëniet që ka pasur si me të akuzuarin ashtu edhe me viktimat e abuzimeve të tij seksuale. Por avokatët e tij kanë mohuar përfshirjen e Klintonit në këto skandale, e madje janë shprehur se sapo mori vesh skandalin, Klinton vendosi të mos i fliste më ish-mikut të tij.

Mes emrave të lidhur me Epsteinin, figurojnë edhe Princi Endrju i Britanisë së Madhe dhe ish-presidenti Donald Trump.

Tv Klan